Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit pritet të marshojnë drejt Ambasadës së Malit të Zi në Tiranë.
Marshimi do të zhvillohet në shenjë proteste ndaj ndalimit të një autokolone me automjete të shqiptarëve të diasporës, të cilët po udhëtonin drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestës.
Sipas denoncimeve të bëra më herët, disa prej automjeteve të autokolonës janë bllokuar prej orësh në Nikshiq të Malit të Zi, ndërsa udhëtarët kanë pretenduar se nuk u është dhënë një shpjegim i qartë për arsyet e ndalimit.
Protestuesit pritet të kërkojnë reagim lidhur me situatën, si dhe lejimin e autokolonës shqiptare për të vijuar rrugën drejt Shqipërisë.
Marshimi drejt ambasadës pritet të jetë një prej zhvillimeve të radhës të protestës, e cila po zhvillohet para Kryeministrisë në Tiranë./mxh
