Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë pasditen e sotme një zonë në Grykë-Lumi, në Shënkoll të Lezhës, duke djegur rreth dy hektarë me pemë frutore.
Flakët janë konstatuar rreth orës 14:30 dhe, sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga djegia e mbetjeve bujqësore në tokat pranë zonës.
Situata është bërë më e rrezikshme pasi flakët iu afruan një banese dykatëshe.
Ndërhyrja e banorëve dhe më pas e shërbimit zjarrfikës ka bërë të mundur izolimin e zjarrit dhe shmangien e përfshirjes së banesës nga flakët.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për përcaktimin e saktë të shkakut dhe rrethanave të rënies së zjarrit./mxh
