Një ditë para shpalljes së vendimit të Gjykatës Speciale për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, Komuna e Prishtinës u ka kërkuar shkollave të kryeqytetit që ora e parë e mësimit të së mërkurës t’i kushtohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, historisë së luftës dhe procesit në Hagë.
Në shkresën e Drejtorisë së Arsimit, shkollat ftohen që me nxënësit të trajtojnë, sipas moshës së tyre, rëndësinë e luftës së UÇK-së, sakrificën për lirinë dhe shtetndërtimin, si edhe proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, përfshirë vendimin që pritet të shpallet nesër./mxh
