Last Updated on 16/09/2026 by Anisa
Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Pierre-Richard Prosper ka folur së fundmi për mediat jashtë ambienteve të Gjykatës Speciale, e cila këtë të mërkurë dënoi me 81 vite burg në total ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai deklaroi se ky vendim i turpshëm do të apelohet dhe u shpreh shpresë plotë se shumë shpejt klienti i tij, po ashtu dhe tre ish-krerët e tjerë të UÇK-së do të lirohen.
Po ashtu ai e ka konsideruar si të “papërshtatshme” termin që trupa gjykuese përdori ku dhe shqiptoi vendimin për Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
“Dëgjojeni me kujdes çfarë ndodhi, i përmend në emër të Kosovës, kjo është e papërshtatshme, nuk është mbështetur në asnjë ligj përdorimi i trupës gjyqësore në emër të Kosovës”, tha ai teksa më tej theksoi se procesi në Apel mund të zgjasë dhe për vite e duhet të jetë i përgatitur për këtë.
Ndërkoh që gjatë fjalës së tij deklaroi se pas këtij vendimi zhvilloi një takim edhe me Thaçin i cili vlerësoi të gjithë mbështetjen që ai dhe shokët e tij kanë marrë në këtë proces.
“Thaçi është i gatshëm të vazhdojë të luftojë për veten dhe për popullin e Kosovës”, tha Prosper.
Prosper bëri gjithashtu thirrje që Kuvendi i Kosovës të rishikojë raportin me Dhomat e Specialicuara dhe të marrë një vendim sovran i cili do të jetë në interes të vendit dhe qytetarëve të saj. Ai shprehu qëndrimin e tij kundër kësaj Gjykate, duke shtuar më tej se nëse do të kishte në duar një vendim lidhur me vijushmërinë e këtij institucioni atëhere do ta “shkrinte”.
“Nëse do të isha deputet, që nga nesër do ta tërhiqja mbështetjen për këtë gjykatë”, tha avokati më tej.
“Hashim Thaçit i cili për një deklaratë fillimisht tha që u takova me Hashim Thaçin, vlerësoi të gjithë mbështetjen që kanë marrë krerët e UÇK-së gjatë gjithë procesit. Do të vazhdojmë procesin, do ta apelojmë, do e çojmë në Apelim, kjo për të nderuar luftën në Kosovë dhe për të nderuar qytetarët. Dëgjojeni me kujdes çfarë ndodhi, i përmend në emër të Kosovës, kjo është e papërshtatshme, nuk është mbështetur në asnjë ligj përdorimi i trupës gjyqësore në emër të Kosovës. Hashim Thaçi dhe krerët e UÇK-së do të fitojnë lirinë dhe beson që një gjë e tillë do të dëgjojmë”, tha ai ndër të tjera./ad
