Kylie Jenner është vënë në qendër të kritikave në rrjet pas një udhëtimi me avionin e saj privat që, sipas një faqeje në Instagram, zgjati vetëm 17 minuta.
Faqja “S**t you should care about” publikoi një postim ku pretendon se ylli i “The Kardashians” udhëtoi nga Camarillo drejt Van Nuys me avionin privat, për një kosto të përllogaritur rreth 3 mijë dollarë.
Postimi ka shkaktuar reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët e kanë kritikuar Kylie për përdorimin e avionit privat për një distancë që, sipas tyre, mund të përshkohej edhe me makinë.
“Është revoltuese”, shkroi një komentues.
“Milionerët nuk mendojnë fare për planetin”, komentoi një tjetër, ndërsa një tjetër e cilësoi udhëtimin si “të tepërt dhe të panevojshëm”.
Megjithatë, pati edhe nga ata që e morën në mbrojtje Kylie-n. Një ndjekës argumentoi se trafiku në atë zonë mund ta bëjë të njëjtën rrugë shumë më të gjatë nga 15 minuta në 45 minuta rrugë, ndërsa një tjetër u shpreh: “Edhe unë do të bëja të njëjtën gjë nëse do të kisha avion privat”.
Nuk është hera e parë që avioni privat i Kylie Jenner tërheq vëmendjen. Në qershor, ajo u dha ndjekësve një pamje nga brenda avionit të saj luksoz, me vlerë të raportuar rreth 72 milionë dollarë.
Në atë udhëtim drejt Turks and Caicos, Kylie ndau pamje të vajzës së saj, Stormi, duke ecur në ambientet e avionit me ndriçim rozë. Brenda tij shihen sedilje luksoze prej lëkure, ekrane televizive dhe mbështetëse këmbësh, ndërsa Kylie dhe miqtë e saj shijonin udhëtimin me pije dhe veshje të njëjta rozë./mxh