Last Updated on 18/09/2026 by Anisa
Kreu i qeverisë shqiptar, Edi Rama, pritet të mbledhë ministrat e kabinetit qeveritar dhe drejtuesit politik të qarqeve. Burime për mediat bëjnë me dije se ky takim do të mbahet në ambientet e “Vilës së Kuqe” dhe do të nisë në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm.
Mbledhja pritet të ketë në fokus koordinimin e punës së strukturave qeverisëse, ndjekjen e objektivave të përcaktuara, si dhe ecurinë e nismave “Prania Besnike” dhe “Pasqyrë Albania”. Në fokus do të jenë edhe çështjet e evidentuara gjatë punës në terren dhe detyrat që lidhen me vijimin e angazhimeve të ministrive dhe drejtuesve politikë në qarqe.
Pas përfundimit të këtij takimi, axhenda e kryeministrit do të vijojë me një udhëtim jashtë vendit. Ditën e nesërme Rama pritet të niset drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, në Neë York.
Punimet e Asamblesë së Përgjithshme zhvillohen nga 22 deri më 28 shtator. Shqipëria këtë vit do të përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama, i cili pritet të mbajë fjalën më 25 shtator, gjatë paradites sipas orës lokale amerikane.
Gjatë qëndrimit në SHBA, përveç angazhimeve në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Rama do të zhvillojë edhe takime me komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara.
Një prej takimeve pritet të zhvillohet në Michigan, ndërsa më 24 shtator kryeministri është ftuar të marrë pjesë në Galanë e Komunitetit Shqiptar në Neë York.
Aktiviteti pritet të mbledhë përfaqësues të komunitetit shqiptar, diplomatë dhe figura të tjera publike, me fokus vlerësimin e kontributit të diasporës dhe forcimin e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë./ad
