“Tren Solar de la Quebrada” është linja e parë hekurudhore me energji diellore në Amerikën Latine.
Ajo përshkon një distancë prej 42 kilometrash përmes Andeve, duke përdorur teknologji të avancuar dhe bateri që karikohen me energji diellore të prodhuar në nivel lokal.
Treni lidh gjashtë qyteza në Quebrada de Humahuaca, një luginë e përfshirë në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, e cila ka shërbyer si rrugëkalim përmes Andeve për mijëra vjet.
I vënë në punë në vitin 2024, treni u projektua pjesërisht për të tërhequr turistë në komunitetet përgjatë luginës dhe, çka është më e rëndësishme, për ta bërë këtë pa shkaktuar emetimet që do të prodhonte një tren me naftë.

Pavarësisht emrit, “Tren Solar” nuk e gjeneron energjinë elektrike nga panelet fotovoltaike (PV) të vendosura në çatinë e tij.
Në vend të kësaj, treni me dy vagona vihet në lëvizje nga gjashtë bateri litiumi, të cilat karikohen duke përdorur energjinë diellore të prodhuar në malet e Andeve në Jujuy. Gjatë frenimit, një pjesë e energjisë së lëvizjes shndërrohet sërish në energji elektrike dhe ruhet në bateri për përdorim të mëvonshëm. Bateritë i mundësojnë trenit një autonomi lëvizjeje prej 100 deri në 120 kilometrash, distancë kjo sa dyfishi i gjatësisë së itinerarit të tij aktual./k.m
