Çdo vit, plafltforma e udhëtimeve Time Out u kërkon gazetarëve dhe redaktorëve të rrjetit të tij global të zgjedhin një lagje të qytetit të tyre që ia vlen të vizitohet.
Rezultati është një renditje me 40 lagjet më “cool” në botë, të vlerësuara sipas gastronomisë, jetës së natës, bizneseve lokale, cilësisë së jetesës dhe komunitetit.
Këtë vit, Europa përfaqësohet me 13 lagje.
Në krye të listës europiane është Neos Kosmos në Athinë, që renditet i treti në botë.
Një pjesë e rëndësishme e gjallërisë së zonës vjen nga Onassis Stegi, qendër kulturore që organizon ekspozita të artit bashkëkohor grek.
Në rrugët përreth, restorantet tradicionale bashkëjetojnë me restorante armene dhe kuzhinë tajlandeze.
Govanhill në Glasgow renditet i pesti në botë.
Në Victoria Road gjenden restorante pakistaneze, krahas pub-eve irlandeze.
Qiratë më të lira kanë tërhequr vitet e fundit artistë dhe shkrimtarë, ndërsa zona ka zhvilluar një skenë të gjallë kulturore.
Në vendin e dhjetë në botë është Esquilino në Romë.
Në qendër të lagjes ndodhet Piazza Vittorio, kopshtet e rinovuara të së cilës janë kthyer në hapësira për muzikë, kinema në natyrë dhe aktivitete komunitare.
Rrënojat e Romës së lashtë ndërthuren me restorante ndërkombëtare dhe me Fassi-n, një nga akulloret historike të qytetit.
Russafa në Valencia është lagjja e katërt më “cool” në Europë.
Baret e verës dhe kafenetë moderne ndajnë trotuaret me bodegat tradicionale.
Zona karakterizohet edhe nga shtëpitë e shekullit XIX, të lyera me ngjyra të ndezura.
13 lagjet më “cool” të Europës në 2026:
1. Neos Kosmos – Athinë
2. Govanhill – Glasgow
3. Esquilino – Romë
4. Russafa – Valencia
5. São Bento – Lisbonë
6. Slakthusområdet – Stokholm
7. Rákóczi tér – Budapest
8. Crooswijk – Roterdam
9. Cathedral Quarter – Belfast
10. Oost – Amsterdam
11. Quartier d’Aligre – Paris
12. Newington Green – Londër
13. Boavista – Porto
/ TimeOut-ad


