Policia nuk ka rënë ende në gjurmët e dy autorëve të cilët ekzekutuan Artan Myrtaj në qendër të Sarandës, i njohur dhe si “Tani i Rruzhdiut”. Hetimet për zbardhjen e eliminimit të Myrtyajt po drejtohen nga një grup hetimor i ngritur nga seksioni i Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë Vlorë.
Në vendin ku u vra Myrtaj, pranë ish-agjencisë në Sarandë, policia ka gjetur 16 gëzhoja të përdorura nga 2 armë.
Viktima kishte vetëm pak javë që ishte liruar nga burgu pasi u arrestua korrikun e vitit 2025, si i përfshirë në ngjarjen kur Ramadan Zoto plagosi dy të rinj nga Kamza, për shkak të një konflikti për tokat në bregdet./k.m
