Last Updated on 22/09/2026 by Anisa
Një zhvillim i fundit është raportuar mëngjesin e kësaj të marte në lidhje me ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.
Burime për mediat bëjnë me dije se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka urdhëruar kontrolle në kuadër të një veprimi hetimor që lidhet me ish-kreun e Policisë së Shtetit.
Aksioni lidhet me një hetim ku ka dalë dhe emri i ish-kryepolicit dhe vendimi ka përcaktuar kontroll banese si dhe personal.
Veç Prodës, po kontrollohen edhe banesa të personave të tjerë.
Pritet që në vijim të ketë më shumë informacion nga organet e drejtësisë mbi këtë zhvillim./ad
