Pas disa javësh larg Shqipërisë, Brikena Selmani i është rikthyer vendit, pas një qëndrimi në Itali pranë familjes së saj.
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5” ka ndarë me ndjekësit një moment nga rikthimi, por këtë herë nuk ishte udhëtimi ai që tërhoqi vëmendjen. Në pritje të saj duket se ka qenë një surprizë romantike nga Mateo Borri.

Në një postim në Instagram, Brikena ka publikuar një buqetë me trëndafila të kuq, të shoqëruar me një letër të shkruar me dorë. “Mirë se erdhe, zemra ime”, shkruhet në nisje të mesazhit, ndërsa pjesa tjetër vijon me fjalë të ndjera dhe deklarata dashurie.
Brikena rikthehet në Shqipëri, Mateo e pret me trëndafila dhe
Edhe pse Brikena nuk ka dhënë shumë detaje, gjithçka lë të kuptohet se letra i është dedikuar nga partneri i saj, Mateo, i cili ka zgjedhur ta mirëpresë në një mënyrë mjaft romantike pas ditëve që ajo kaloi larg.
Një rikthim që, përtej luleve, duket se ka ardhur me një mesazh të qartë: mungesa e Brikenës është ndjerë./mxh
