Last Updated on 22/09/2026 by Monika
Detaje të reja nga arrestimi i Vlora Hysenit, ish-Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit. Hyseni, është ndaluar në pikën kufitare të Morinës. Ajo ka qëndruar gjatë ditës në Kosovë dhe më pas është dorëzuar te autoritetet shqiptare në Morinë, ku edhe është ndaluar.
Me herët, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi se e ka liruar nga detyra shefen e SHISH. Prokuroria e Posaçme, SPAK ka kërkuar që ajo të pezullohet nga detyra dhe të vendoset në arrest shtëpie.
