Last Updated on 22/09/2026 by Monika
Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet për katër ndeshjet e radhës të vlefshme për Ligën e Kombeve, teksa skuadra kuqezi zhvilloi pasditen e sotme seancën e radhës stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”.
Seanca nisi me ushtrime në palestër, ndërsa më pas futbollistët vijuan punën në fushë, ku u përqendruan në skema dhe detyra të ndryshme taktike.
Kombëtarja do të vijojë përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit” edhe gjatë ditëve në vijim, në prag të sfidave të radhës në Ligën e Kombeve.
Mungonte në grumbullim Ivan Balliu, i cili është në dyshim për shkak dëmtimi. Lojtari ndodhet ende në Spanjë, në pritje të përgjigjeve për problemin fizik./mxh
