Lewis Hamilton po ndan me fansat disa momente nga takimet romantike me Kim Kardashian, duke treguar se si çifti po e shijon lidhjen e tyre me net të kuruara deri në detaj.
Piloti i Formula 1, 41 vjeç, publikoi të martën, më 22 shtator, një seri fotosh në Instagram, duke treguar pak nga marrëdhënia e tij me themeluesen e markës SKIMS, 45 vjeç. “Pak nga kjo, pak nga ajo”, shkroi Hamilton në përshkrimin e fotove.
Postimi nis me një fotografi ku Hamilton dhe Kim shfaqen duke bërë një xhiro me biçikleta, ndërsa piloti ka zgjedhur të fotografojë veten dhe partneren e tij gjatë momentit.

Në një tjetër fotografi, çifti shfaqet gati për një mbrëmje romantike. Kim kishte veshur një fustan të artë, të ngushtë pas trupit dhe deri në dysheme, ndërsa Hamilton kishte zgjedhur pantallona të zeza, një pardesy në të njëjtën ngjyrë, një triko të lirshme të thurur dhe një kapele të sheshtë blu të errët.

Por një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte një takim i organizuar në ambient të hapur, ku çifti shijoi një film nën yje. Hamilton tregoi një piknik të kuruar në oborr, me tabaka prej thurjeje, një karrocë me ëmbëlsira të ndryshme dhe një ekran të madh ku ata mund të ndiqnin filmin.

Romanca nuk u ndal aty. Në një tjetër moment, Hamilton ndau një fotografi nga një shëtitje me varkë në lumin Sena, në Paris, ku çifti shijoi shampanjë ndërsa përballë tyre shfaqej Kulla Eifel. Piloti publikoi gjithashtu një video të kullës të ndriçuar gjatë natës.


Postimi përfundoi me një pamje nga brenda Muzeut Lucas të Artit Narrativ, ku Kim dhe Hamilton morën pjesë në mbrëmjen e hapjes të shtunën, më 19 shtator.
Ndërkohë, të dielën, më 20 shtator, u publikua edhe një video nga mbrëmja e kaluar, ku Kim shihej duke shkëmbyer një puthje romantike me Hamilton. Në pamje, ajo i fshin me ëmbëlsi gjurmët e buzëkuqit nga buzët e pilotit pas puthjes.
Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton kanë qenë miq prej më shumë se një dekade, por thashethemet për një lidhje romantike nisën në shkurt të vitit 2026, kur të dy u fotografuan gjatë një takimi në Paris.
Në prill, çifti konfirmoi zyrtarisht lidhjen. Hamilton publikoi një video ku shfaqej me Kim gjatë një xhiroje me Ferrari F40 në Tokio, duke i dhënë fund spekulimeve disa mujore për marrëdhënien e tyre./k.m
