Last Updated on 23/09/2026 by EL
Rikthimi i bujshëm i aktorit të humorit, Agron Llakaj, në skenën ku ai shënoi një nga kapitujt më të rëndësishëm të jetës së tij ka bërë bujë në rrjet e jo vetëm. Ndërsa ditën e sotme, humoristi i cili pritet të marrë drejtimin e “Portokallisë” këtë sezon, ka dalë me një mesazh pak ditë para nisjes së sezonit të ri të programit.
“Bota do të ngjyroset me portokall, ngjyra e vetme e humorit!” shkruan Llakaj në postimin e tij të bërë pasditen e sotme në rrjet.
Përvec rikthimit të Agron Llakës në Top Channel, bëri bujë në rrjet ka bërë dhe pjesëmarrja e një tjetër aktori të humorit, Albano Bogdo i cili mësohet se do të jetë pjesë e aktorëve të “Portokallisë” këtë sezon. Ky i fundit shfaqet gjithashtu në videon e postuar ditën e sotme nga Agron Llakaj, ku duket qartazi se aktorët po përgatiten për të na dhuruar një sezon të ri të paharrueshëm.
Vetë Llakaj i cili pritet të kthehet në rolin e moderatorit dhe aktorit pas 16 vitesh mungesë në “Portokalli” e ka përshkruar këtë moment me një krahasim që i përshtatet humorit të tij, si “rikthimi i Odisesë”.
“Me mbështetjen e Lorit dhe Top Channel, mendoj se kemi të gjitha mundësitë që ‘Portokalli’ të rimarrë ngjyrimin e atij që e themeloi, që i vuri këtë emër kaq të bukur. Unë isha i pari që erdha dhe ky rikthimi im është si rikthimi i Odisesë”, u shpreh Llakaj në një intervistë të dhënë për “Top Channel”. /et
