Last Updated on 23/09/2026 by EL
Ish-lideri demokrat Lulzim Basha duket se është rikthyer në Shqipëri dhe vazhdon të ruajë marrëdhëniet me demokratët që i qëndruan besnikë gjatë betejave të vështira në të cilat kaloi Partia Demokratike.
Siç shihet dhe nga kjo fotografi, ai është takuar dje me kryedemokratin e Krujës, Sabah Sheta dhe përshëndesin të gjithë miqtë e tjerë demokratë.
Kryetari i Partisë Demokratike për degën e Krujës, Sabah Sheta, të paktën gjatë kohës që kjo forcë politike drejtohej nga Lulzim Basha, ishte ndër të paktët që i mbetën besnik kur u përballë me grupimin e drejtuar nga Sali Berisha.
