Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ndal përsëri te skandali i SHISH-it.
Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së, Berisha tha se ish-drejtuesja e institucionit Vlora Hyseni vodhi sigurinë kombëtare, elementin më të rëndësishëm të një kombi.
Sipas kryedemokratit, kjo ngjarje është pjesë e zinxhirit të skandaleve politike që kanë përfshirë vendin, që sipas tij, thellojnë goditjet ndaj kryeministrit Edi Rama.
“Mblidhemi në një kohë kur regjimi i Edi Ramës ka marrë goditjet më të rëndë në tërë ekzistencën e tij. Diskreditimi më i madh. Ka humbur çdo legjitimitet që të qeverisë këtë vend, Është sot qeveria më e damkosur në Europë dhe më gjerë. Çdo ditë e më shumë, ky regjim u provua ashtu siç e kemi paraqitur, si narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë. Shteti ligjor është zëvendësuar me shtetin e mafias dhe drogës. Zinxhiri i skandaleve nuk ka fund. Shaploset çdo javë një kapitull i ri, gjithnjë e më i shëmtuar. Lubia e SHISH-it ka vjedhur më të çmuarën e një kombi, atë që quhet siguri kombëtare”,-tha Berisha./mxh
