Sot mbahet seanca në GJKKO për Vlora Hysenin dhe dy personat e tjerë të arrestuar si shefi i laboratorit të Policisë, Fatjon Kalluci dhe punonjësi i shoqërisë “Agroturizëm Kodra e Kuajve” Embro Sulejmani.
Në GJKKO sapo ka mbërritur avokati i Embro Sulejmanit.
Ndaj Sulejmanit është vendosur masa e sigurisë “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale si person nën hetim për veprën penale të parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal./k.m
