Ekranet për pasagjerët janë kthyer në një trend të ri në makinat luksoze, por Bentley ka vendosur të mos e ndjekë këtë drejtim.
Martin Page, drejtor i produkteve të Bentley, tha se kompania “nuk do të shtojë kurrë” një ekran për pasagjerin, pasi teknologjia duhet të sjellë vlerë dhe të mos dominojë përvojën e udhëtimit.
Vendimi vjen edhe pasi të dhënat e JD Power tregojnë se më shumë se një e treta e pronarëve të makinave me këto ekrane nuk i përdorin kurrë, ndërsa raportohen rreth 21 probleme për çdo 100 automjete.
Modeli i ardhshëm elektrik i Bentley, Torcal, do të ketë një ekran qendror OLED, por jo ekran për pasagjerin.
Në vend të tij, Bentley do të ofrojë materiale luksoze si dru, alumin ose karbon./ET
