Last Updated on 24/09/2026 by Monika
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Jonufër të Vlorës, ku automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Sipas raportimeve, nga përplasja kanë mbetur të plagosur pasagjera dhe shoferi i njërit prej automjeteve. Bëhet me dije se të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit./mxh
