Një datë, dy ditëlindje dhe një dashuri që vazhdon prej vitesh. Catherine Zeta-Jones ka zgjedhur ta urojë publikisht bashkëshortin e saj, Michael Douglas, në ditën e tyre të veçantë.
Aktorja publikoi në Instagram një fotografi romantike nga pushimet verore, ku çifti shfaqet në det, duke u përqafuar dhe shkëmbyer një puthje. Krahas imazhit, Zeta-Jones ndau edhe një mesazh të ndjerë për bashkëshortin, duke theksuar simbolikën e faktit që të dy festojnë ditëlindjen në të njëjtën datë.
“Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime! Një puthje ditëlindjeje për bashkëshortin tim, Michael. Të ndash këtë ditë të veçantë me ty është po aq e veçantë sa vetë dita. Të dua”, shkroi ajo.
Catherine Zeta-Jones feston sot 57-vjetorin, ndërsa Michael Douglas mbush 82 vjeç. Të dy kanë lindur më 25 shtator, me një diferencë prej 25 vitesh: Zeta-Jones në vitin 1969 dhe Douglas në vitin 1944.
Çifti i dha fund beqarisë në vitin 2000 dhe gjatë martesës së tyre kanë mirëpritur dy fëmijë./mxh
