Last Updated on 29/09/2026 by Klara
Nga Artur Ajazi
Kur Gjergj Kastrioti Skenderbeu, erdhi në Krujë për herën e parë, pak u gëzuan, shumë u habitën, të tjerët nisën të bënin-“pësh-pësh”. Nisën të mendonin se “ky do të mbrojë Arbërinë”, apo dhe “ky do të na hapë telashe”. Këta të fundit, ishin pjesa e kamur e Arbërisë së pushtuar nga Perandoria Osmane. Ishin ata që, kishin tokat, pasuri, kishin ofiqe, dhe nuk donin të ecte vendi, nuk donin ndoshta as të çliroheshin nga zgjedha osmane. Kishin zënë rehatin. Por Skenderbeu, nisi qysh ditët e para ti mbledhë ata, tu flasë për lirinë, truallin, pushtuesin, luftën, dhe e ka patur shumë të vështirë si fillim. Të mos kishte qenë autoriteti dhe forca e emrit dhe figures tij, ndoshta Arbëria do të ishte fshirë nga faqja e dheut. Skenderbeu, ka patur shumë kundërshtarë, shumë të pabesë dhe armiq edhe nga brënda. Ky ka qenë fati ynë në shekuj. Vitet iknin, ndryshuan shumë gjëra, edhe pse nën pushtim. Bashkë me vitet, u shtuan edhe sherret. Nuk kemi patur rehati kurrë. Beu, agai, bimbashi, kajmekami, e lloj-lloj soj dhe sorrollopi, edhe pse shqipëtarë, punuan kundër tokës arbërore. Edhe pse Ismail Qemali erdhi i rropatur nga udhëtimi i tij biblik, për të shpallur Pavarësinë, nuk ju nda sherri, madje sapo zbriti në Durrës. Si ka mundësi, pse jemi “dru i shtrembër”, gjithmonë kur vendit i afrohet mirësia ? Natyrisht mbetet ves dhe zakon genetik. Jemi i vertmi komb, që edhe në raste fatkeqësie e rreziku për fatet e vendit, ndahemi, nuk bashkohemi. Ndoshta Enver Hoxha, ishte i vetmi që veproi me “dorën e hekurt” (duke marrë mësime të vyera nga Robespieri”, që e bashkoi me pahir këtë popull si gjetë luftës, ashtu dhe pas saj. shqipëria e post 1990, ishte një vend mysybet. Me një popull që synonte ikjen, largimin dhe moskthimin në vendin
e lindjes. Hymë në tranzicionin politik dhe demokratik, me “poturre të rëna”, nga sherret, nga intrigat, nga vjedhjet, nga shërbimet ekstra ndaj të huajve. E nisi Saliziu, me shkrirjen e çdo shprese për demokraci sapo erdhi në pushtet. sikur të mos mjaftonte kjo, por Saliziu, edhe kur ka qenë në opozitë, ka nxirë dhe sikterrisur gjithçka. Ka baltosur qeverisjen e vendit, ka sulmuar arritjet, zhvillimin, integrimin. Ka bërë thirrje për “izolimin e Shqiperisë” edhe në kohë tërmetesh, COVID-esh, dhe progresi europian. E kemi genetike të keqen brënda vehtes. Nuk na largohet kollaj. Jemi të “zinjtë” e vehtes dhe tjetrit. Për pasuritë dhe paratë tona, jemi gati të sikterrisim dhe shkaterruar vëllain, shokun, mikun, partinë dhe Shqipërinë. Po sot ? Ka 14 vjet që nuk i ndahemi sherreve, flakadanëve, baltosjes së Shqiperisë, jemi gati që për pushtetin, të shesim fatet e vendit. Politika në Shqipëri, është e ndarë në shumë qëndrime, në shumë fronte, dhe kahe. Nuk duam të shohim as Edi Ramën në Bruksel, dhe as qeverisjen e tij të marrë “përgëzime europiane”. Duam vetëm të ngjallim zemërata, të ngjallim akte dhune, dhe kjo fatkeqësisht vjen nga dyert e politikës perverse, e cila prej 36 vitesh, u nxin jetën shqiptareve, dhe pengon me çdo mjet progresin e këtij vendi. Ndoshta duhet kërkuar ndihma e shkencave ekzakte, të shqyrtojë e studiojë në detaje “genet” tona të deformuara, ndoshta duke u ndalur edhe në njerëz të veçantë, për të gjetur origjinën e së keqes.
