Last Updated on 01/10/2026 by Monika
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka zhvilluar një takim me strukturat e PD-së në Bulqizë, në kuadër të turit të Ripërtëritjes.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Noka tha se ky proces synon të dëgjojë dhe të forcojë strukturat e PD-së në çdo qytet, bashki, degë dhe grupseksion.
Noka thekson se dyert e PD janë të hapura për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e një opozite të organizuar dhe të gatshme për betejën politike.
“RIPËRTËRITJE E PD NIS NGA BAZA
Turi i Ripërtëritjes është një rrugëtim për të dëgjuar, bashkuar dhe fuqizuar çdo strukturë të #PD-së në çdo qytet, bashki, degë dhe grupseksion.
Dyert e PD-së janë të hapura për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e një opozite të organizuar dhe të gatshme për betejën politike.
Nga baza nis ringritja
Nga #demokratët nis ndryshimi”, nënvizon Noka./mxh
