Një ngjarje alarmuese është shënuar në qytetin e Korçës, ku pesë fëmijë dyshohet se janë helmuar nga ushqimi në kopsht.
Sipas burimeve, fëmijët janë paraqitur me simptoma gastroenterite në spital në të njëjtën ditë.
Mësohet nga familjarët se fëmijët konsumonin vaktin e drekës në kopsht.
Rastet kanë qenë të njëpasnjëshme ndërsa policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje.
Deri më tani nuk konfirmohet zyrtarisht nëse bëhet fjalë për helmin apo virozë./mxh
