Elon Musk është ndarë nga partnerja e tij, ndërsa Shivon Zilis, menaxhere në Neuralink dhe nëna e katër prej fëmijëve të tij, ka folur publikisht për marrëdhënien dhe ndarjen.Zilis ka treguar në rrjetin social X se vetëm një javë para ndarjes Musk i kishte thënë ende fjalët “të dua”, duke e bërë situatën edhe më të ndërlikuar emocionalisht.
Pavarësisht përfundimit të marrëdhënies, Zilis nuk ka shfaqur zemërim. Përkundrazi, ajo ka bërë të ditur se do të vazhdojë të mbështesë Musk dhe të dëshirojë lumturinë e tij. Deklaratat e saj kanë tërhequr vëmendje të madhe, veçanërisht për shkak të marrëdhënies së gjatë dhe faktit se të dy kanë katër fëmijë së bashku.
Jeta private e Elon Musk ka qenë prej vitesh në qendër të vëmendjes. Miliarderi ka pasur disa marrëdhënie të njohura dhe një histori familjare të ndërlikuar. Ai është bërë babai i 14 fëmijëve dhe ka folur vazhdimisht për shqetësimin e tij lidhur me rënien e lindshmërisë në botë.Për Musk, çështja e lindshmërisë është kthyer edhe në një temë publike, pasi ai ka argumentuar vazhdimisht se rënia e numrit të lindjeve përbën një problem serioz për të ardhmen e shoqërisë./k.m
