Luciano Spalletti ka pritshmëri të mëdha për Edon Zhegrovën, të cilin e sheh si një lojtar që mund të arrijë nivelin e futbollistëve të mëdhenj.
Ylli i Juventusit ka bërë paraqitje të mira me Kosovën dhe në barazimin 1-1 ndaj Austrisë asistoi për golin e Fisnik Asllanit.
Spalletti deklaroi se Zhegrova mund të bëhet një lojtar i madh nëse arrin të kompletojë edhe disa aspekte të lojës së tij. Trajneri i Juventusit foli edhe për objektivat e klubit dhe për zhgënjimin e tij më të madh që nga marrja e drejtimit të skuadrës. Spalletti pranoi se Juventusi nuk arriti të ruante nivelin e lartë të treguar gjatë pjesës më të madhe të sezonit të kaluar.
“Zhegrova? Nëse mund ta kompletojë veten edhe pak më shumë, do të shihni tjetër Zhegrovë. Ai mund të bëhet top lojtar.
Zhgënjim nga sezoni i kaluar? Që nuk e mbajtëm nivelin tepër të lartë që treguam thuajse tërë sezonin. Na kushtoi me mospjesëmarrje në Ligën e Kampioneve. Ky do të jetë sezon i madh. Po përgatitemi dhe punojmë për gjëra të mëdha, nuk kemi opsion tjetër”, tha Spalletti.
Juventusi po përgatitet për një sezon të madh dhe se klubi po punon për objektiva të rëndësishëm. Ndeshja e radhës për Juventusin është në transfertë ndaj Cagliarit në fundjavë./k.m
