Last Updated on 06/10/2026 by Monika
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet të enjten të seancën e radhës plenare.
Bazuar në urdhrin e nënshkruar nga kryeparlamentari Niko Peleshi, rendi i ditës përfshin një sërë çështjesh më rëndësi.
Pesha kryesore e seancës pritet të jetë projektligji “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”.
Ndërkohë, gjatë seancës është parashikuar të trajtohen edhe projektligje të tjera në disa fusha, ndër to projektligji “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”, “Për sistemin e pagesave”, “Për mbrojtjen e mjedisit”, “Për markat tregtare”.
Po ashtu, rendi i ditës përfshin interpelanca të kërkuara nga opozita me Ministrin e Punëve të Brendshme Ervin Demo, Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi, si edhe me Ministrin e Financave, Petrit Malaj./mxh
