Last Updated on 06/10/2026 by Monika
E keni pyetur ndonjëherë partnerin tuaj diçka vetëm për të parë çfarë përgjigjeje do të japë? Epo, mirë se vini në botën e pyetjeve kurth!
Janë ato pyetje që duken krejt të pafajshme, por që mund ta fusin partnerin në një situatë ku çdo përgjigje është e rrezikshme. Një “po” mund t’ju bezdisë, një “jo” mund t’ju bëjë të dyshoni dhe një “nuk e di”… mund ta hapë një debat krejt të ri!
Sigurisht, ideja nuk është të nisni luftën e tretë botërore në çift. Pyetjet kurth janë më shumë për të bërë shaka, për të hapur biseda dhe për të parë se si mendon partneri në situata paksa të sikletshme.
Madje, ato janë kthyer në një trend në rrjetet sociale, ku çiftet i përdorin si një lloj “testi” për partnerin. Dhe, le ta pranojmë, disa përgjigje janë aq të papritura sa mund të pendoheni që e bëtë pyetjen!
Pyetjet që mund ta bëjnë partnerin të mendohet dy herë para se të përgjigjet
Nëse personazhi i famshëm që të pëlqen më shumë do të të shkruante, do t’i përgjigjeshe?
Nëse të ftonte për një takim, do të shkoje? Dhe a do të ma tregoje?
Nëse dikush do të të ofronte 1 milion dollarë për të dalë me të, ndërsa ne jemi bashkë, do ta pranoje?
Po sikur të të ofronin 10 milionë dollarë që të ndaheshe nga unë dhe të mos flisnim më kurrë?
Nëse ish-i/ish-ja jote do të kërkonte të riktheheshit, do ta mendoje?
Nëse do të ndaheshim sot, pas sa kohësh do të filloje të dilje me dikë tjetër?
Nëse familja jote nuk do të më pëlqente, do të qëndroje me mua?
Nëse do të zihesha me shokun ose familjarin tënd më të afërt, në anën e kujt do të ishe?
Cila nga shoqet e mia të duket më e bukur?
Nëse do të ishe beqar, me cilën prej tyre do të dilje?
Cila është gjëja më e bezdisshme tek unë?
Nëse do të mund të ndryshoje një gjë tek unë, çfarë do të ishte?
A ka diçka që nuk ma thua sepse ke frikë nga reagimi im?
Mendon se je vërtet i mirë në komunikim në një lidhje?
Nëse doni ta çoni lojën edhe pak më tej, këto janë pyetjet që mund ta bëjnë partnerin të mendohet mirë para se të flasë:
Do të preferoje të isha më humoriste apo më e bukur?
Do të preferoje të puthje shoqen time më të mirë apo shokun tënd më të mirë?
Do të preferoje të ishe shumë i pasur apo shumë tërheqës?
Do të preferoje të mos ishim takuar kurrë apo të ndaheshim nesër?
Do të preferoje të kaloje një orë me ish-in tim apo me ish-in tënd?
Do të preferoje që unë të isha shumë e pavarur apo shumë e varur nga ti?
Do të preferoje të merrja unë të gjitha vendimet në lidhje apo ti?
Do të preferoje të publikoja një foto ku unë dukem keq dhe ti fantastik, apo një ku unë dukem fantastike dhe ti keq?
Në fund, këto pyetje janë më shumë një lojë për të qeshur, për të ngacmuar partnerin dhe për të parë se sa shpejt mund të gjendet në një situatë të sikletshme.
Por rregulli është i thjeshtë: mos bëni një pyetje nëse nuk jeni gati të dëgjoni përgjigjen.
Sepse ndonjëherë problemi nuk është pyetja…por përgjigjja që vjen pas saj./mxh
