Last Updated on 07/10/2026 by Monika
Një banesë në lagjen “Nënë Tereza” në Lezhë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.
Sipas raportimeve paraprake, zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e incidentit.
Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.
Pas marrjes së njoftimit, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për të vënë nën kontroll flakët, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Autoritetet pritet të kryejnë verifikimet për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara./mxh
