Last Updated on 12/10/2026 by Monika
Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, vazhdon të jetë në kërkim të një projekti të ri për të vazhduar karrierën e tij.
Pas largimit nga kuqezinjtë, braziliani ka deklaruar se është i fokusuar të punojë me çdo kusht në futbollin europian. Kjo dëshirë e shtyu atë të refuzonte ofertën nga gjigantët brazilianë të Corinthiansit gjatë javëve të fundit.
Megjithatë, së fundmi raportohet se ai ka nisur bisedimet me Federatën Bullgare të Futbollit.
Bullgaria po kalon një moment të vështirë nën drejtimin e trajnerit Atanas Ribarski në Ligën e Kombeve. Me vetëm një fitore ndaj Luksemburgut në katër ndeshje, bordi i federatës po kërkon një emër të ri për stolin.
Përveç teknikut brazilian, në listën e dëshirave të Bullgarisë figurojnë edhe emra si Robert Prosinecki apo Edward Iordanescu./mxh
