Last Updated on 13/10/2026 by Monika
Arbitrat shqiptarë do të jenë në fushë të enjten në dy ndeshje të kompeticioneve europiane, Europa League dhe Conference League.
Në Europa League, Enea Jorgji do të jetë arbitri kryesor i ndeshjes Torreense – Sunderland, që do të zhvillohet në stadiumin “Estádio Municipal de Leiria”. Në këtë takim, dy asistentët e Jorgjit janë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, ndërsa Juxhin Xhaja do të jetë arbitri i katërt. Albert Doda është caktuar në rolin e AVAR.
Ndërkohë, në Conference League, Florian Lata do të drejtojë sfidën Riga – Kairat Almaty, e cila do të luhet në stadiumin “Skonto Stadions”, në orën 18:45.
Lata do të ketë në krah asistentët Erind Burgu dhe Ilir Tartaraj, ndërsa Andi Koçi do të jetë arbitri i katërt. Kreshnik Bajramaj është caktuar në sistemin VAR, ndërsa Olsion Yzeiraj në rolin e AVAR./mxh
