Last Updated on 13/10/2026 by EL
Xhama të bërë copash, kangjella të shkulura dhe rruga e mbuluar nga tymi i flakadanëve, kjo është situata aktuale në Rrugën e Durrësit, prej gati një ore që nga momenti që protestuesit janë bërë bashkë për tubimin kombëtar.
Në sajë të përshkallëzimit të situatës, një efektiv policie ka bërë thirrje që qytetarët të distancohen, por këta të fundit nuk janë dakordësuar.
“Ju lutem, distancohuni!” ishte thirrja e bërë nga njëri prej efektivëve që është në krye të detyrë para Ministrisë së Arsimit. Jo vetëm që protestuesit nuk janë dakordësuar por ata i janë kthyer efektivëve që janë në terren duke ju thënë: Haram qumështi nënës.
Nga ana tjetër bëhet me dije se disa studentë kanë arritur të hapin njërën prej hyrjeve të ministrisë, duke depërtuar brenda oborrit të Ministrisë./et
