Last Updated on 13/10/2026 by EL
Një 52-vjeçar ka mbetur i plagosur në lagjen “5 Shkurti” të Ballshit, pasi është rrëzuar nga lartësia teksa po riparonte çatinë e banesës së tij. I dëmtuari, Festim Sulaj, dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe ka rrëshqitur nga shkallët, duke pësuar dëmtime, kryesisht në pjesën e pasme të kokës.
Pas ndihmës së parë në Spitalin e Ballshit, ai është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit për ekzaminime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit../et
