Last Updated on 14/10/2026 by EL
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, reagoi pasi protestuesit i vunë flakën Ministrisë që ajo drejton.
“T’i vësh flakën një institucioni nuk është protestë paqësore. Është një akt që rrezikon jetë njerëzish.
Këto janë zyra që i shërbejnë shtetit dhe qytetarëve, pavarësisht se kush është në qeveri. Janë vende pune ku çdo ditë punojnë njerëz, prindër, të rinj, që kanë familje që i presin në shtëpi. Asnjë punonjës nuk duhet të rrezikojë jetën në vendin e tij të punës”, lexohet në reagimin e Ibrahimajt.
“Asnjë pakënaqësi nuk mund të justifikojë djegien e institucioneve që u përkasin të gjithëve dhe që do t’u shërbejnë edhe brezave të ardhshëm”, shton ministrja./et
