Last Updated on 14/10/2026 by Monika
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka reaguar ndaj akteve të vandalizmit dhe shënjestrimit të institucioneve publike, duke i cilësuar ato të papranueshme.
Përmes një deklarate, Peleshi thekson se godina e Kuvendit dhe institucionet publike nuk duhet të kthehen në objekt të zemërimit dhe dhunës. Sipas tij, vandalizmi nuk ka asnjë lidhje me studentët dhe protestën demokratike, ndërsa shkatërrimi i pronës publike dëmton interesin e qytetarëve dhe vetë shoqërinë.
Kreu i Kuvendit u ka bërë thirrje subjekteve politike të distancohen nga çdo nxitje apo thirrje për dhunë, duke theksuar se asnjë axhendë politike nuk mund të jetë mbi interesin e Shqipërisë./mxh
