Last Updated on 16/10/2026 by Klara
Fisnik Asllani gjen golin e tij të parë në këtë sezon me fanellën e Hoffenheimit.
Sulmuesi i kombëtares së Kosovës shënoi në ndeshjen ndaj Besiktasit, e vlefshme për raundin e dytë të Europa League.
Gjithçka ndodhi në minutën e 68, kur Asllani arriti të shënojë me një gjuajtje në zonë dhe ishte goli i barazmit të përkohshëm 1-1 i kësaj ndeshjeje.
Megjithatë ky gol nuk i shërbeu shumë Hoffenheimit që e humbi këtë ndeshje me rezultatin 2-3 dhe të pestë golat u shënuan në pjesën e dytë të sezonit. Fisnik Asllani ka pasur probleme fizike së fundmit dhe është aktivizuar shumë pak me skuadrën gjermane./k.m
VIDEO goli i Fisnik Asllanit
