Last Updated on 16/10/2026 by Klara
Kombet e Bashkuara në Shqipëri kanë shprehur shqetësimin për aktet e fundit të dhunës dhe përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave në Tiranë, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të përfshira të shmangin dhunën dhe të angazhohen në dialog konstruktiv.
Në një deklaratë të publikuar më 16 tetor, OKB-ja rikonfirmon rëndësinë e respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave themelore, përfshirë të drejtën për tubim paqësor, lirinë e shprehjes dhe lirinë e shtypit.
Organizata thekson gjithashtu nevojën për të garantuar sigurinë dhe dinjitetin e të gjithë qytetarëve, në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Në deklaratë, Kombet e Bashkuara nënvizojnë rëndësinë e vetëpërmbajtjes dhe proporcionalitetit në veprimet e forcave të rendit. Po ashtu, theksohet respektimi i garancive për një proces të rregullt ligjor dhe mbrojtja e pronës publike dhe private.
OKB-ja u bën thirrje të gjitha palëve të përfshira në protesta të përmbahen nga dhuna, të kontribuojnë në uljen e tensioneve dhe të angazhohen në një dialog konstruktiv, në frymën e respektit të ndërsjellë dhe të angazhimit të përbashkët për paqen dhe shtetin e së drejtës./k.m
