Ish-deputeti dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike, Eduard Selami, ka reaguar për protestat dhe episodet e dhunës të ditëve të fundit, duke thënë se situata i shkakton “trishtim të madh”.
Selami shprehet kritik ndaj kryeministrit Edi Rama, për të cilin thotë se “duhet të ishte larguar me kohë”, por njëkohësisht dënon dhunën si mjet politik.
“Trishtim i madh. Mendoja se e kishim kaluar këtë fazë. Rama duhet të ishte larguar me kohë, por dhuna nuk është zgjidhje dhe duhet dënuar”, shkruan Selami./k.m
Trishtim i madh.
Mendoja se e kishim kaluar kete faze.
Rama duhet te ishte larguar me kohe por dhuna nuk eshte zgjidhje dhe duhet denuar.— Eduard Selami (@SelamiEduard) October 16, 2026
