Last Updated on 16/10/2026 by EL
Dorian Matlija u është drejtuar me një thirrje publike të gjithë kolegëve avokatë e juristë, duke kërkuar prej tyre që sa herë ndeshin pamje të dhunës ndaj studentëve në internet, t’i dokumentojnë dhe të përpilojnë kallëzime penale.
Sipas tij, efektivët, “me urdhër nga lart”, po rrahin studentët, ndërsa detyra e tyre si juristë është të dokumentojnë këto episode.
“Bej nje thirrje per te gjithe avokatet, juristet, organizatat e shoqerise civile, e kushdo tjeter qe ka njohuri per kete pune, qe nese hasin ne internet pamje video ku te rinjte dhunohen nga policia, edhe pasi jane neutralizuar, apo cdo shkelje tjeter qe ngarkohet me pergjegjesi penale, te hartojne dhe pse jo, edhe te nenshkruajne vete, kallezimet penale per keto episode.
Une kam nisur ta bej nje gje te tille. Ju lutem sa me shume kallezime. Sikur edhe nje apo dy kallezime te bejme secili, arrijme t’u japim mesazhin te gjithe efektiveve ne terren qe jo vetem jane duke u vezhguar e filmuar nga mediat, por edhe do perballen me ligjin nje dite. Dhe ajo dite nuk do jete larg.
Nese ata marrin garanci nga “lart”, ta dine qe edhe ne “poshte” nuk hame bar. Jane femijet tane ata qe po rrihen nga kriminele qe meritojne burgun. Dhe burgu nuk vjen vete po nuk beme kallezime. Le t’i futemi punes”, shkruan avokati i njohur Dorian Matlija./et
