Last Updated on 17/10/2026 by EL
Një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale tregon momentin kur një biznesmen në Gjirokastër përballet me disa protestues që tentojnë t’u vënë flakën kazanëve të mbeturinave.
Sipas mediave lokale, bëhet fjalë për Altin Harunin, pronar biznesi në qytet, i cili ndërhyn drejtpërdrejt për të ndalur veprimin e protestuesve. Në pamje, ai u merr kazanët nga duart dhe u kërkon të largohen, pavarësisht numrit të personave që ka përballë.
Veprimi i tij ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, ku videoja po shpërndahet gjerësisht. Episodi vjen në një kohë kur protestat dhe tensionet në vend kanë shoqëruar disa qytete të Shqipërisë.
