Last Updated on 17/10/2026 by EL
Acarimi i përplasjeve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka bërë që strukturat e sigurisë të ndërmarrin hapa ekstremë, ndërsa situata përballë godinës së Kryeministrisë po i afrohet pikës jashtë kontrollit.
Në mbështetje të kordonëve të policisë, efektivëve të rendit dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), në aksin kryesor të kryeqytetit sapo kanë zbarkuar edhe trupa të Forcave Speciale RENEA.
Të pajisur me mjetet më të rënda mbrojtëse dhe të pozicionuar në krah të autobotëve të ujit me presion, forcat speciale po vendosen në pikat më të nxehta të perimetrit për të marrë kontrollin e situatës.
Zbarkimi i RENEA-s vjen pas përshkallëzimit të dhunshëm të incidenteve, ku përfshihen goditjet me molotov ndaj mjeteve të policisë, përdorimi i plumbave të gome nga efektivët dhe përplasjet e ashpra trup me trup me protestuesit./et
