Last Updated on 17/10/2026 by EL
Kongresmeni republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar me shqetësim për përshkallëzimin e protestave në Shqipëri, duke kërkuar respektimin e lirive themelore. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai u shpreh se populli shqiptar meriton liri, shtet të së drejtës dhe përgjegjshmëri institucionale.
Kreu i Komitetit të Helsinkit në Kongresin e SHBA-së kërkoi që qeveria të mos përdorë dhunë ndaj qytetarëve që kanë dalë në rrugë për të shprehur pakënaqësitë e tyre. Sipas tij, të rinjtë meritojnë të kenë zë në përcaktimin e së ardhmes së vendit të tyre.
Reagimi
Po e ndjek me shqetësim të madh përshkallëzimin e krizës në Shqipëri, aleate e NATO-s. Populli shqiptar meriton liri, shtet të së drejtës dhe përgjegjshmëri institucionale. Qeveria duhet të përmbahet nga çdo formë dhune ndaj protestuesve. Të rinjtë meritojnë të kenë zë në përcaktimin e së ardhmes së vendit të tyre./et

