Last Updated on 18/10/2026 by Monika
Komiteti Shqiptar i Helsinkit, në vijim të protestave të ditëve të fundit në Tiranë, ka shprehur shqetësimin për pretendimet për dhunë policore ndaj protestuesve, veçanërisht të miturve.
Në një deklaratë, KShH thekson se asnjë akt dhune nuk është i pranueshëm, pavarësisht se nga kush ushtrohet.
Në vijim, KShH shprehet se çdo akt dhune gjatë protestave duhet të hetohet dhe autorët të mbajnë përgjegjësi sipas ligjit./mxh
