Last Updated on 19/10/2026 by EL
Ministri i brendshëm francez Laurent Nuñez raportohet se ka dhënë dorëheqjen si pasojë e trazirave të ndodhura nga studentët në Francë, ku në fundjavë, shumë dyqane luksoze ranë pre e sulmeve dhe e grabitjeve. Zyrtari i lartë ka quajtur veten përgjegjës për çfarë ka ndodhur dhe në këto kushte thuhet se ka zgjedhur që të lirojë karrigen e tij. Mirëpo kërkesa për dorëheqje thuhet se është refuzuar nga presidenti Emmanuel Macron.
“Unë paraqita dorëheqjen time sepse jam përgjegjës për gjithçka që po ndodh. Po, pati një humbje kontrolli në disa qytete dhe një mungesë largpamësie”, tha Ministri i Brendshëm në France Inter.
Sipas Politico, Macron ka refuzuar dorëheqjen e Nuñez duke pasur parasysh nevojën për komandë të vazhdueshme të forcave të rendit dhe ligjit në kontekstin aktual.
Sipas të dhënave të bëra publike nga raportimet e mediave të huaja mësohet se rreth 550,000 njerëz morën pjesë në protestën e së shtunës, kur disa të rinj u panë duke thyer dhe grabitur dhe në dyqane të shtrenjta. Në sajë të situatës u bë me dije se 2,397 persona u arrestuan dhe se 997 oficerë plagosën, shtatë prej të cilëve kanë marrë dëmtime të rëndë trupore.
Ministri i Brendshëm është përballur me kritika të ashpra si për mënyrën se si policia i trajtoi protestuesit, ashtu edhe për dështimin në parandalimin e trazirave dhe plaçkitjeve të fundjavës.
Kryetarja e Partisë së Gjelbër dhe kandidatja presidenciale, Marine Tondelier, e akuzoi atë se i la “qytetet e tëra të braktisura në duart e banditëve, ndërsa demonstruesit paqësorë u sulmuan”. Por ndonëse ai dorëzoi dorëheqjen e tij duke bërë që situatë të komentohet si fitore e protestave të studentëve, presidenti Macron ka refuzuar që ai të dorëzojë detyrën e tij.
