Elbasani ka zgjedhur trajnerin e ri. Burime bëjnë me dije se Glen Daja do të marrë drejtimin e skuadrës verdheblu.
Deri më tani ai ka shërbyer si ndihmës i babait të tij te Dinamo, Ilir Dajës. Tashmë ata do të jenë përballë njëri-tjetrit, çka përbën një rast unik në historinë e futbollit shqiptar.
Glen Daja ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e Elbasanit dhe pritet që sitën e nesërme do të prezantohet si trajneri i ri i Elbasanit.
Daja pason Ivan Gvozdenoviç në këtë rol, me trajnerin nga Serbia, që dha dorëheqjen pas një starti jo të mirë në javët e para të Kategorisë Superiore./k.m
