Last Updated on 20/10/2026 by EL
Jakin Marena
Sali Berisha e ka mallëkuar mbrëmjen e të dielës, kur për fatin e tij të keq si dhe të mirën e shqiptarëve, policia e shtetit i ndoqi këta guerrilasit me kapuç deri brenda selisë së PD, pasi morën strehim politik aty!
Për më tepër që kreu i PD nuk e fal ‘mekjen’ e zërit të deputetëve Enno Bozdo dhe Belind Këlliçi, të cilët, nën trysinë e pyetjeve të gazetarëve se përse po strehonin ata që po djegin, vjedhin dhe dhunojnë institucionet e shtetit, bankat dhe biznesin privat, mohuan të ketë kaluar njeri derën e gardhit të jashtëm të selisë së PD, buzë Lanës!
E mohuan sy për sy, pavarësisht se gazetarët i treguan pamjet deputetëve të PD, të cilët përdorën dhe fjalor të papërshtatshëm ndaj tyre, teksa mohonin hyrjen e dhunuesve me maska në selinë e PD, pasi po ndiqeshin nga policia, sepse kishin hedhur gurë dhe molotov drejt boteve të ujit dhe policëve në bulevard!
Kur e pa se maskarallëku kishte marrë rrugët dhe nuk fshihej më prezenca e guerrilsave të PD, të cilët pasi dëmtuar gjithçka në Tiranë, u strehuan në selinë e demokratëve, ndërhyri vetë Berisha i ardhur me urfjencë tek selia e partisë, teksa deklaroi pas pyetjes ‘ndihmëse’ që i bënë, se do t’i strehonte të gjithë të miturit nga dhuna e policisë, pavarësisht çfarë kanë bërë!
Pra mori përsipër djegien, shkatërrimin, vjedhjen dhe dhunën ndaj institucioneve, ndaj policisë, ndaj bankave, ndaj biznesve të vogla dhe çfarë u kishte dalë para! Sepse nuk ishin të gjithë të mitur ata që ‘populluan’ selinë e PD mbrëmjen e të dielës!
Gojët e liga thonë se këta guerrilas, pjesë e korpusit “Azem Hajdari” të PD, të ‘fuqizuar’ edhe me të mitur të periferisë dhe zonave të tjera përreth Tiranës, si dhe të grupeve vulnerabël të Bregut të Lumit në Tiranë, thuhet se ishin mbi 150 vetë me kapuçë të zi, kanë qëndruar dhe gjatë ditës së hënë në selinë e demokratëve!
Prandaj protesta e dhunshme e të hënës ishte më e vobektë në numër dhe në agresivitet. U mungonin furnizimet buzë Lanës me molotov, sfera metalike dhe fishekzjarre?!
Praktikisht njerëzit e dhunshëm të Berishës, pas këtij dekonspirimi të hapur dështuan, jo vetëm pse pakësuan ‘guerrilasit’ në përballjen me policinë, por edhe pse janë në luftë frontale me këta grupimet neomarkiste të Qorit, të cilët bënë që shefi i organizimit në PD dhe deputet i kësaj partie disa netë më parë të kalonte Lanën me not, apo dhe këta të Gones që ka paguar shumë për të mbledhur dhe ai ca njerëz me kapuç, nga vetë brenda partisë së tij e thonë por dhe nëna e të dhunuarit nga policia e konfirmoi këtë në lidhje direkte me një nga mediat tona kombëtare!
Ndërkohë që këta ‘pasdaranët’ e Kurtit vijojnë si njësi më vete, të komanduar nga tërë kupola e Vetëvendosjes dhe e këshillimit të qeverisë së Albinit, të cilët kanë zbarkuar në Tiranë, për të zhytur shtetin amë në destabilitet! Ndërsa përfaqësuesit e islamit politik vijojnë me të njejtin intensitet përpjekjet për të qënë afër Atifas-s, një dëshirë e kahershme e tyre për të përsëritur revolucionin e ajtollahahëve në Iran, ku me mbështetjen e neomarksistëve erdhën në pushtet dhe nuk po shkulën as sot e kësaj dite!
Janë hedhur shumë lekë në këtë drejtim, këtu në Shqipëri tek radikalët e islamit, në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë. Nuk janë rastësi që të gjithë imamët nga Shkupi, në Prishtinë dhe Tiranë, mallëkojnë qeverinë e Ramës dhe mbështesin protestën!
Dhe teksa ka parë këtë dështim, Berisha ka kaluar në planin ‘B”, në përpjekje për të garantuar destabilizimin në vend, për axhendën e vet politike në krye të herës, por dhe për axhendat e tjera, sipas pagesës së bërë nga vendet jo-mike dhe armike të Shqipërisë! E thotë CIA amerikane këtë, nuk e themi ne, prandaj nuk i hiqet për qamet Berishës ‘non grata’ familjarisht, nga SHBA!
Dhe si gjithnjë në të tilla raste, Berisha përdor ‘gomën rezervë’ të tij, pedagogët e partisë!
E filluan një ditë më parë teksa publikuan një listë promemorje pedagogësh që mbështesnin studentët por dhe PD, duke kërkuar largimin e menjëherëshëm të Ramës, ngritjen e qeverisë kujdestare që të organizonte zgjedhje të reja! Ishte një listë parë që në vitin 2018, të cilën e ripërtëriu kreu i sindikatës së pedagogëve dhe e hodhi për konsum publik! Madje i ka rrënjët që më herët kjo listë, që në vitin 2010-2012, kur pedagogët i bënin thirrje Ramës për integrimin!
Kjo listë e padagogëve në këtë promemorje të radhës, emrat e të cilëve ishin përsëritur në rastin më të mirë dy herë dhe në rastin më të keq 4 herë, e cila është në masën 90 përqind e përbërë nga pedagogë që kanë qënë deputetë të PD, drejtues të lartë të kësaj partie, ish drejtorë dhe ish këshilltarë të lartë të qeverisë së Berishës, ish drejtorë të lartë të institucioneve ligjzbatuese dhe shërbimeve sekrete dhe mbi të gjitha ish krerë degësh të PD, që nga Shkodra e Korça e deri në Sarandë dhe Kamzë! Madje shumë syresh vijojnë të jenë në strukturat e PD.
Por teksa pamë protestën e sotme të këtyre pedagogëve vumë re me zë dhe me figurë se pjesë e saj ishte dhe vajza e Sali Berishës, Argita Berisha Malltezi dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi! Nuk po i përmendim emrat e të tjerëve pasi janë të gjithë në google e kush kërkon t’i dijë mund t’i lexojë, por ama daljen e Argitës dhe Jamarbërit, Berisha duhet të na e kursente!
Por me sa duket, Berishës i nevojitet që ta kapitalizojë këtë protestë të nisur nga studentët, të vazhduar nga ‘guerrilasit’ e të gjitha llojeve dhe me axhenda po nga të gjitha llojet, bashkë dhe me financimin e errët për të cilin organet ligjzbatuese duhet të këmbëngulin fort për ta zbardhur, dhe për ta bitisur në shërbim të PD! Larg Gones, Qorit e Lapajt, të cilët Berisha ka vendosur t’i mbajë larg ‘tavës’ së opozitës sa të jetë gjallë!
Përmes pedagogëve, të cilët kanë paralajmëruar se do të dalin çdo ditë në ora 10.00 për të protestuar para kryeministrisë, në mbështetje të studentëve e deri duke kërcënuar me bojkot të universiteteve, Berisha mendon se do të ushtrojë presion ndaj Ramës për të dhënë dorëheqje, ose minimumi për t’u ulur me liderin e PD për qetësimin e situatës, vetëm pse Rama deklaroi se do të dialogojë vetëm me studentët jo dhunues!
Askush nuk e beson se me praninë e Argitës aty, kreu i sindikatës së pedagogëve ka ndonjë rol në lëvizjen politike të ndërmarrë! Thjeshtë bën deklaratat në emër të sindikatës së pedagogëve, dhe si njeri besnik që është, deklaron pikë për pikë ato që i thonë! Pra, në favor të Berishës!
Por e ‘keqja’ e kësaj pune është se kjo sindikatë, dhe në momentin më të mirë përfaqëson vetëm 10 përqind të gjithë numrit të pedagogëve në këtë vend!
Teksa kreu i Sindikatës së Punonjësve të Arsimit të Lartë nga protesta para Kryeministrisë, deklaroi se Kryesia e Sindikatës ka vendosur të bojkotojë dhënien e mësimit në universitete, në shenjë mbështetjeje për studentët, ende nuk dihet nëse një vendimi të tillë do t’i bashkohen të gjithë pedagogët, pasi deri më tani vetëm rreth 10% e personelit akademik në vend ka nënshkruar peticionin përmes të cilit kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama dhe krijimi i një qeverie kujdestare. Dhe ai nënshkrim, një me dije dhe një pa dijeninë e tij!
Por akoma më tepër, teksa studentët nuk kanë nge të bojkotojnë mësimin, është shumë e vështirë që edhe ata pedagogë, anëtarë të sindikatës që kanë emrin në listën e famshme, të zbatojnë ‘urdhërin’ për bojkot, pasi një pjesë e madhe e tyre pretendohet se nuk kanë firmosur, për arsye të ndryshme! Por, Berisha ka vendosur të luajë të gjitha kartat kundër Shqipërisë!
Nëse adultët dhe të miturit edhe mund të mashtrohen me një dorë lekësh, me një telefon apo me elementë të tjerë që i kalojnë në eufori, një pjesë e pedagogëve aty, edhe pse militantë, e kanë të vështirë të bindën për t’iu bashkuar këtij ‘aksioni’, dhe me mbështetje ndërkombëtare, për detabilizimit të vendit!
Janë aq patriotë sa të dallojnë një gjë të tillë, apo kanë dhe një minimum interesi, sidomos pas deklaratave të forta të Trump dhe liderëve evropianë kundër Antifa-s! Aq më tepër kur e dinë se gjithçka shkon në favor të Berishës, i cili nuk ka asnjë qëllim për të ardhur në pushtet, por punon vetëm për të pasur primatin e opozitës! Në krye të PD deri në vdekje!
Të presim e të shohim! Berisha ia del me sukses gjithnjë të shkatërrojë gjithçka! Është në ‘habitatin’ e tij shkatërrimi!
