Last Updated on 20/10/2026 by EL
Skena jo të zakonshme janë regjistruar sot në sheshin “Skënderbej” në Tiranë. Një qytetar, i cili dyshohet se ndodhej në gjendje të dehur, është gjetur i shtrirë në tokë.
Në ndihmë të tij janë afruar menjëherë kalimtarët e rastit dhe efektivët e policisë që ndodheshin në terren.
Ngjarja ka ndodhur pikërisht në zonën ku po mbahej protesta e studentëve në kryeqytet.
