Last Updated on 20/10/2026 by Monika
Tensionet në kryeqytet po vijojnë, ndërsa përplasjes mes protestuesve dhe policisë është zhvendosur në zonën e “Mine Peza”.
Forcat e policisë shihen teksa kalojnë kundravajtje, ndërsa një prej protestuesve është kapur duke hedhur gurë në drejtim të makinave të policisë.
Protestuesit janë larguar në drejtim të Bulevardit “Zogu i Parë”, duke vijuar më tej drejt Unazës së Madhe të Tiranës, nga ish-Stacioni i Trenit në drejtim të Zogut të Zi.
Gjatë rrugës, disa prej protestuesve u kanë vënë flakën disa koshave të mbeturinave dhe i kanë zhvendosur ata në rrugë./mxh
