Last Updated on 20/10/2026 by Monika
Protestuesit vijojnë të shpërndarë në rrugët e kryeqytetit pas përplasjeve në sheshin Skënderbej.
Një pjesë e të rinjve kanë marshuar përgjatës Unazës së vogël të qytetit, ku i kanë vënë flakën koshave të mbeturinave. Gjatë marshimit, protestuesit janë ndjekur nga forcat e policisë, me qëllim shoqërimin e tyre.
Ndëkohë një pjesë tjetër e protestuesve vijon e gurmbulluar para Kryeministrisë. Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka një prani të shtuar të forcave të policisë dhe po ashtu ka dhe mjete ujëhedhëse./mxh
