Last Updated on 21/10/2026 by Klara
Çështja Manchester City ka bërë që një qytet i tërë të mbajë frymën; pjesa e kuqe e tij shpreson në sanksione epokale, kurse pjesa tjetër ëndërron ndëshkimin më të lehtë të mundshëm.
Por kjo ëndërr vështirë se mund të realizohet duke qenë se përveç gjobës marramendëse, klubi rrezikon dhe të ashtuquajturën ‘rënien e dyfishtë nga kategoria’ me Manchester City që do të duhet të rindërtohet nga e para, nëse do të qëndrojë në Championship për dy sezone.
Të gjithë kësaj i shtohet skenari i zbuluar nga presidenti i IFR (Investment Firms Regulation) David Kogan, që qartësoi fuqinë e organizimit të kontrollit, mes të cilave është mundësia për t’i kërkuar një pronari të largohet nga klubi nëse ai e menaxhon në mënyrë jo të përshtatshme, jo të barabartë apo jo korrekte.
‘E kemi fuqinë absolute për ta bërë këtë-tha Kogan-nuk do të prononcohem deri në momentin kur të kemi të gjitha përgjigjet. Vetëm atëherë do të vendosim nëse do të nisim një hetim dhe sesi do të procedojmë. Veprimi përpara kohe do të ishte një gabim shumë i madh’
Me fjalë të tjera, situata e Manchester City është shqetësuese edhe alarmante, me një skuadër që po fluturon në Premier League pavarësisht largimit të Guardiolës dhe ‘shpatës së Demokleut’ që ka mbi kokë e lamtumirës nga futbolli i rëndësishëm./k.m
